>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Dasma Pa Dhëndër

Kur shikoj dasëm shqiptare
aq bukur t'organizuar,
nusen e dhëndrin
që i përgëzon çdo i ftuar,
ndërmend m'vjen dasma ime
që para tre dekadave është festuar.
Një festë spontane e sajuar shumë shpejt, u nis per drekë imtime
e u mblodhën dyqind vetë.
Në oborrin e shtëpisë tavolinat
përqark, shikoja çdo të ftuar që festonte për merak.
Qëndroja ulur në tavolinën kryesore,
pranë meje rrethi i ngushtë
e krushqit prej Kosove,
nga çifti prezent n'dodhesha vetëm un',
n'ato kohë t'vështira dhëndri ish' i largum.
Ndihesha e veçantë n'atë dasëm t'nusëroja,
se n'ato vite të frikshme Kosovë e Shqipëri bashkova.
Dasma bëhej n'Shijak,
shtëpia e burrit n'Kosovë,
dhëndri ndodhej jashtë
e jeta vazhdonte edhe n'at formë...