Elona Musaj
Marsela
Hyre në jetën time
në një moment të vështir',
s'bashku e kalonim kohën
kur në spital ishim shtrirë.
M' ndodh ti lexoj mesazhet
që dikur i shkruanim njëra tjetrës,
me emocione pafund
i jepnim kurajo vetes.
Për një kohë të shkurtë
u bëmë shoqe fati,
n'at' kohë kur ishim
veç një numër krevati.
U lidhëm shumë bashkë
e me ore të tëra bisedonim,
për ditët me diell që na prisnin jasht' gjithë kohës fantazonim.
E dashur Marsela,
që shpejt u bëre engjëll,
kur ti më vjen ndërmend
përqafoj shallin e gjelbër.
Shallin e butë,
me t'cilin krahët mbuloje,
ditën e fundit kur u pamë
mua ma dhurove.
në një moment të vështir',
s'bashku e kalonim kohën
kur në spital ishim shtrirë.
M' ndodh ti lexoj mesazhet
që dikur i shkruanim njëra tjetrës,
me emocione pafund
i jepnim kurajo vetes.
Për një kohë të shkurtë
u bëmë shoqe fati,
n'at' kohë kur ishim
veç një numër krevati.
U lidhëm shumë bashkë
e me ore të tëra bisedonim,
për ditët me diell që na prisnin jasht' gjithë kohës fantazonim.
E dashur Marsela,
që shpejt u bëre engjëll,
kur ti më vjen ndërmend
përqafoj shallin e gjelbër.
Shallin e butë,
me t'cilin krahët mbuloje,
ditën e fundit kur u pamë
mua ma dhurove.
Komente 0