Elona Musaj
Nuse Në Kosovë
Kur isha vajze e re
gjyshja më thoshte:
"Mos e le penin të gjatë,
se larg do t'shkosh nuse".
Po kujt ia priste mendja
se ai vend do t'ishte Kosova?
N'ato vite ishte aq e largët,
sa s'mund ta mendoja.
Shkova si nuse n'Kosovë
në mes t'viteve 90"
m'dukej vetja si n'tjetër botë,
as fjalët vesh s'i mirrja.
Por ditët e muajt kalonin
e çdo gjë m'dukej ndryshe,
mësova adete e zakone
dhe dialektin fillova ta flisja.
Qyteti i bukur i Pejës
u bë qyteti im,
fillova ti mësoj rrugët
e ta dua pa hezitim!
T'afërmit e burrit
u bën' edhe t'mitë,
fale tyre s'jam ndi e huaj
nga nuse u bëra bijë.
Por për fat t'keq,
kjo kohë s'zgjati shum',
mijëra njerëz e braktisën vendin
nga luftë e dhunë.
Tani larg teje jam
Peja ime e dashur,
vendi i nusërisë
ku n'shpirt jam ndi e pasur!
Jetoj n' vend të huaj
e ti shpesh më mungon,
pyes veten a do t'njihemi përsëri
nëse kthimi im vonon?
Kur gjurmët e kohës
do t'na kenë ndryshu,
a do t'mundemi me i bë ballë
njëra tjetrën mos me harru?
Por bjeshkët e larta t'Pejës
i kam lenë atje
e s'ekziston forcë
që t'i gjuaj përdhe.
Ato s' i tremben kohës,
nuk plaken, nuk vdesin,
derisa të kthehem
t' njejta do të mbesin!
gjyshja më thoshte:
"Mos e le penin të gjatë,
se larg do t'shkosh nuse".
Po kujt ia priste mendja
se ai vend do t'ishte Kosova?
N'ato vite ishte aq e largët,
sa s'mund ta mendoja.
Shkova si nuse n'Kosovë
në mes t'viteve 90"
m'dukej vetja si n'tjetër botë,
as fjalët vesh s'i mirrja.
Por ditët e muajt kalonin
e çdo gjë m'dukej ndryshe,
mësova adete e zakone
dhe dialektin fillova ta flisja.
Qyteti i bukur i Pejës
u bë qyteti im,
fillova ti mësoj rrugët
e ta dua pa hezitim!
T'afërmit e burrit
u bën' edhe t'mitë,
fale tyre s'jam ndi e huaj
nga nuse u bëra bijë.
Por për fat t'keq,
kjo kohë s'zgjati shum',
mijëra njerëz e braktisën vendin
nga luftë e dhunë.
Tani larg teje jam
Peja ime e dashur,
vendi i nusërisë
ku n'shpirt jam ndi e pasur!
Jetoj n' vend të huaj
e ti shpesh më mungon,
pyes veten a do t'njihemi përsëri
nëse kthimi im vonon?
Kur gjurmët e kohës
do t'na kenë ndryshu,
a do t'mundemi me i bë ballë
njëra tjetrën mos me harru?
Por bjeshkët e larta t'Pejës
i kam lenë atje
e s'ekziston forcë
që t'i gjuaj përdhe.
Ato s' i tremben kohës,
nuk plaken, nuk vdesin,
derisa të kthehem
t' njejta do të mbesin!
Komente 0