>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Djali Nga Kosova Ii

M'kujtohet si t'ishte dje kur për herë t'parë u takuam, bënte aq nxehtë sa desh u përvëluam.

Per t'na ardhur në ndihmë,
moti u ngrys e qielli ia nisi duke
mërmëruar.

Rrugët ishin bosh e perveç shiut
asnjë zhurmë.Ti mezi i nxorre dy fjalë edhe pse brenda t' rridhnin si lum.

Por edhe t'kishe thenë më shumë, asgjë s'do kuptoja se n'ato momente m'dukej vetja si e dehur me opium.

Takimi i parë mbaroi sa hap e mbyll sytë, t'paktën ashtu mu duk kur u
përshendetëm te dy'rt.

S'mbaj mend shumë nga ajo ditë,
ndihesha si n'ëndërr e asnjë fjalë s'mundesha me e nxirr.

Më n'fund i dhashë një emër rrëmujës
që ndjeja n'shpirt, ishte emri i djalit t'Kosovës që me shikim t'parë m'kishte godit.