>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Djali Nga Kosova Iii

Ishim te ri kur fati na takoi,
koha e bëri t'veten e shpejt na bashkoi.

N'fillim, skenar mendova me
ndryshu se dashuri me shikim t'parë s'doja me e pranu.

Por ti ishe kembëngulës e sfidove
kohën për një kohë shum' t'shkurtë
m'a lype dhe dorën.

Lidhja jonë u bë zyrtare,
shpejt t'a vodha zemrën e u bëra e vetmja pronare.

Shumë vite kanë kaluar flitet për dekada, një udhëtim i gjatë e me shumë shtrëngata.

Gjatë gjithë kësaj kohe m'ke dasht e m'ke mbrojt, prej motit t'keq asnjëherë s'jam ndrojt.

Djali i Kosovës dhe tash si dikur,
dashuria na mban bashkë siç na lidh një flamur.