>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Mrekullia E Muzikës

Kur zemra dhe mendja
s'bien dakort,
muzika paqëson!
Kur sytë lotojnë
e ndien trishtim,
muzika ngush'llon!
Kur trupi ësht' i lodhur
e koka në presion,
muzika relakson!
Kur zemra ësht' e lumtur
e goja në gaz,
muzika argëton!
Mrekullia e muzikës
çdo temë e trajton
edhe foshnjën n'bark,
duket e qetëson.