>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Çdo Ditë

Çdo ditë dhe pse t'lodhur
e përqafojmë jetën,
ledhatojm' fytyra, përshëndesim miq
e me njerëz sillemi sjellshëm.

Çdo ditë dhe pse pa dashur
marrim mbi supe hallet e tjer've,
i qëndrojm' atyre afër
e bëhemi bamirës duke zgjidh probleme.