>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Letër Prindërve

S’jam më e vogël,
në prehërin tuaj
s’mund të ulem,
ato kujtime shkuan me kohën.

Por sa herë që jeta
më përball me probleme,
dua të strukem tek ju,
jo të bëhem boksiere.

Ishit ju forca dhe guximi
për t’u bërë ballë
çfarëdolloj zhgënjimi.

S’ishte nevoja
t’i mblidhja grushtat,
sepse ishit ju
për t’i luftuar luftërat.

Prindërit e mi të dashur,
që m’keni bërë mburojë me veten,
ju falënderoj për dashurinë...
jo vetëm për jetën!