>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Si Era

Dashuria është si era,
s’lodhet kurrë
duke ia treguar forcën botës.
Nganjëher’ fishkëllen si e tërbuar
e bën gjithçka të rrëzohet,
nganjëher’ fryn si fllad i lehtë
qe t'përkëdhel e përkund ëmbël.