>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Aty Ku Ndihem Në Shtëpi

Kur ndodhem larg teje, vendi im,
endem rrugëve, pa asnjë drejtim.
Ti je shtëpia ime, i vetmi ngushëllim,
të dua pafund, deri në adhurim.

Je e vetmja lutje, i vetmi besim,
pa kushte i dorëzohem kësaj dashurie mistike.
Vendlindje e dashur, ndjenjat për ty
janë të pastra, të thella, fisnike.