>
LETERSISHQIP
Fatbardha Xhani

Pa Kohë

Ti ishe i panjohuri im
Unë isha ajo që kishe pritur
Minutat magjike të tregimit tim
Minutat magjike të tregimit tënd
Pafajësia e fëmijërisë shkruar në sy
Gabimet e rinisë së hershme
Gjethe të rëna stinësh…

Ti ishe sekreti im
E unë sekreti yt isha!

Pastaj sepse dëshirove
Një të panjohur tjetër të njohësh
Dhe unë historinë nga fillimi
Zura t’ia tregoj vetes me zë të ulët
E s’di se si, ngatërrova padashur
Fëmijërinë tënde me fëmijërinë time
Rininë time, me tënden!

Sekrete nuk ka më,
Veç ndonjëherë ka mall
Mall pa kuptim
Pa arsye,
Pa kohë!