Fatbardha Xhani
Thjeshtësia Është
Thjeshtësia është të shihni shpirtin tim
të zhveshur nga kufinjtë që i vuri nëna ime,
me fjalën: "turp"…
Thjeshtësia është të shihni mendimet e mia
pa gardhet që i vuri babai im,
me fjalën: "gabim"…
Thjeshtësia është të shihni energjinë time
të zhveshur nga kufizimet që i vuri vëllai im,
me fjalën: "kujdes"…
Thjeshtësia është të shihni aftësite e mia,
pa pengesat që i vuri bashkëshorti im, me fjalët:
"mos beso kollaj"…
Thjeshtësia është të shihni zjarrin tim
pa frikën e motrave të mia
që pyesin: "vërtetë"?
Thjeshtësia është të lexoni poezite e mia
pa shkopinjtë nën rrota të bijave të mia,
me fjalën: "a vlen"?
Unë thjeshtë nuk kam turp
të shoh shpirtin tim nudo!