Fatbardha Xhani
Shpirt
Ështe herët
E mua më ka pushtuar zemërimi
Ata që më duan janë kaq afër
Por nuk e shuajnë dot
Ata që nuk më duan
M’i çojnë flakët në qiell…
Atje tej mendimit tim
Lodron një shpirt i paqtë
I bukur gjer në përsosje
I pluhurt, me levizje valore.
Ma merr trupin
Ma zhvesh nga zemërimi
E më jep bekim…
Inati bëhet
Një copë ajër i padukshëm
Një kujtim të cilit koha
Ia kursen një sirtar…
E mua më ka pushtuar zemërimi
Ata që më duan janë kaq afër
Por nuk e shuajnë dot
Ata që nuk më duan
M’i çojnë flakët në qiell…
Atje tej mendimit tim
Lodron një shpirt i paqtë
I bukur gjer në përsosje
I pluhurt, me levizje valore.
Ma merr trupin
Ma zhvesh nga zemërimi
E më jep bekim…
Inati bëhet
Një copë ajër i padukshëm
Një kujtim të cilit koha
Ia kursen një sirtar…
13.07.2017