>
LETERSISHQIP
Fatbardha Xhani

The End

Në fund fare
atje ku qielli bashkohet me detin
në një tango me muzikën e valëve…
Udhëton shpirti shtegëtar i një burri
me një flesh timin poetik në zemër
e unë në breg
shkel këmbëzbathur mbi një emër…