>
LETERSISHQIP
Fatbardha Xhani

Unë E Di

Hapi duart
Le të pushojnë aty
Pëllumbat e fjalëve tinguj
E di ti sa fjalë bëhen melodi?
Unë e di!

Hapi krahët
Le të mbyten në gjoksin tënd
Të gjitha pafundësitë.
E di ti sa dëshira bëhen pamundësi?
Unë e di!

Dhe hape zemrën tënde
Është vendi më i ngrohtë në botë,
Aty ka bërë fole trishtimi im.
E di ti si bëhet trishtimi, poezi?
Unë e di!