Fatmira Loci
Dikur
Dikur kaq shumë e kam dashur shiun
edhe unë dikur, kam lozur nën shi,
dikur, me kokën lart i rrija kur binte
me shiun dikur, - unë bëja dashuri !
Dikur, e prisja krahëhapur shiun të më vinte
doja të ndieja mbi trup, lagështinë e tij
ai më zgjonte frymëzimin që në shpirt më flinte
dikur, bëheshim një ! Vetëm unë edhe ai !
Dikur, më mungonte në ato ditë të gjata vere
dhe në shpirt, më krijonte një ëndërr të vrarë,
dashurohesha pas tij, kur kthehej me vjeshtën
por kjo, ishte dikur, … shumë kohë më parë !