Fatmira Loci
Në Këtë Qytet
Hapat rëndojnë nëpër asfalte
N’këtë qytet kaq qesharak!
Matanë, kasollja bërë prej balte
Sfidon pallatet rreth e qark!
Në anën tjetër, përmbi udhëkryq
Një varr masiv me plot të gjallë;
Ta përbuz jetën njëqindfish,
Ta lakmon vdekjen, dhe jo rrallë!
Në mes, veç lumi ja qan hallet
Kësaj besnikje, prerë në besë!
Ndërsa Kalaja kundron malet,
Si kokë e zgjatur, pa nënkresë!
N’këtë qytet kaq qesharak!
Matanë, kasollja bërë prej balte
Sfidon pallatet rreth e qark!
Në anën tjetër, përmbi udhëkryq
Një varr masiv me plot të gjallë;
Ta përbuz jetën njëqindfish,
Ta lakmon vdekjen, dhe jo rrallë!
Në mes, veç lumi ja qan hallet
Kësaj besnikje, prerë në besë!
Ndërsa Kalaja kundron malet,
Si kokë e zgjatur, pa nënkresë!