>
LETERSISHQIP
Fatmira Loci

Malli Për Vëndlindjen

Më ka marr malli për fshatin tim
për atë vend ku kam rrit shtatin,
kam shumë mall për atë shtëpi
për sofren shtruar e për oxhakun.

Më merr malli për atë përrua
që fshatit i binte mes per mes,
kam shumë mall për male e fusha
për atë fllad freskie në mëngjes

Më ka marr malli edhe për pyjet
për ato lisa shekullorë,
ku në çdo ver na bënin hije
e dimrit mbuloheshin me dëborë.

Më merr malli për pranverën
vinte kaq ëmbël në atë fshat,
sikur dhe sot ja ndjej aromen
e më kërkon, të kthehëm prapë.

Më mungon, kaq shumë ky vend
ku unë linda dhe u rrita,
copeza kujtimesh me vijne nder mend
çdo mëngjes, kur agon drita !