>
LETERSISHQIP

Puthjet

Ato buzë petale trandafili
që të djegin ashtu siç djeg zjarri,
me afshin e tyre jetëdhënës
dhe të vdekurin
e ngrenë nga varri.

Ndaj bëhu bujare moj sykaltër
jep sa më shumë puthje,
më shumë jetë,
se nga ato puthje
s’ka dyshim,
bota më shumë dritë do ketë.

Të gjithë përmes puthjesh kemi ardhur
që kur lindëm
dhe më pas në djep,
na ka rritur puthja si uji lulet
puthja jetë merr dhe jetë jep.

Ndaj bëhu bujare moj sybukur
mos i ler të vyshken ato buzë,
jepe puthjen,
se është burim jete
ndizi zemrat,
digji zjarr e shpuzë.