>
LETERSISHQIP

Një Ditë Marrëzie

Sa qënka zbukuruar kjo ditë pranvere,
si vajzat në takimin e parë!
Luledardha të deh me vallëzim petalesh
lulkuqet prushëruar si zjarre në arë.

Liqeni dalldiset puhizës lozanjare
shpërthejnë sythet si syçka fëmije
zogjtë konkurojnë me këngë dashurish
e gjithe pranvera, një ditë marrëzie.

E shikojmë nga ballkonet harlisjen stinore
me nostalgji dhe mallin-brengë në zemër…
dëshirojmë të kaloj shpejt dhimbja tragjike
dhe kjo pranverë të kujtohet thjesht si ëndërr.