Fejzi Murati
Tango Karantine
U luajt një tango me tela kitare të ç’akorduar…
Valltarët ishin ata,
mosha e tretë,
pas dy muaj izolimi nga coronavirusi,
te zverdhur si ftonjtë e pjekur në vjeshtë.
Dolën…
Të lodhur nga vitet rënduar mbi shpinë,
dukeshin si trungje lisi të tharë…
I ruheshin diellit me duart mbi sytë e plakur,
duke hequr këmbët zvarrë.
Dolën…
Duke ecur si të hutuar,
asgjë nga prilli i bukur nuk panë, nuk shijuan,
as lulet e drurëve,
as barin e harlisur
as këngët e zogjve s’i dëgjuan.
Të lodhur u kthyen nga një e nga dy
me maskat që u merrnin frymën
në hundë e në gojë,
ngjanin si jashtëtokësorë të dalë bëfasisht nga dimri,
ngjanin të gjithë njësoj.
U luajt një tango me brendi tragjike
valltarët ishin mosha e tretë,
të plakur, të rrenuar,
me këmbët e thata e shpinën e krrusur
me shkopinj e paterica në duar.
Nga karantina të lodhur,
të dërrmuar!
Valltarët ishin ata,
mosha e tretë,
pas dy muaj izolimi nga coronavirusi,
te zverdhur si ftonjtë e pjekur në vjeshtë.
Dolën…
Të lodhur nga vitet rënduar mbi shpinë,
dukeshin si trungje lisi të tharë…
I ruheshin diellit me duart mbi sytë e plakur,
duke hequr këmbët zvarrë.
Dolën…
Duke ecur si të hutuar,
asgjë nga prilli i bukur nuk panë, nuk shijuan,
as lulet e drurëve,
as barin e harlisur
as këngët e zogjve s’i dëgjuan.
Të lodhur u kthyen nga një e nga dy
me maskat që u merrnin frymën
në hundë e në gojë,
ngjanin si jashtëtokësorë të dalë bëfasisht nga dimri,
ngjanin të gjithë njësoj.
U luajt një tango me brendi tragjike
valltarët ishin mosha e tretë,
të plakur, të rrenuar,
me këmbët e thata e shpinën e krrusur
me shkopinj e paterica në duar.
Nga karantina të lodhur,
të dërrmuar!