>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Histori E Dhimbshme

Ishte mbremje shume e qete
dole shetitje neper qytet
fati mire jo i vertete
takove vajzen me te sinqerte

ishte e bukur sa me ska
perendesh e bukurise
per pak mendja sa ste la
ty o princi dashurise

hapat drejt saj i shpejtove
token se ndjeje tek fluturoje
sishte vone por e kuptove
se ishte perendia ku besoje

iu afrove tere nxitim
fole fjale te pa kuptuara
belbezove pa pushim
germa me pare t`pa shqiptuara

derdellite e derdellite
dhe asgje ti nuk the
me ne fund u kopite
heshti nata, ti heshte

ktheu koken krejt e trembur
per te ishe i panjohur
nga veshtrimi jot i dehur
nxitoi hapat pa te folur

ti e ndoqe hap pas hapi
e kuptove qe qe instikti
orateria befas te kapi
nxorre fjale, fjale shpirti

e propozove me ne fund
fraza te zhgjedhura fraziologjie
tere natyra sec u tund
nga keto deklarata dashurie

ate as vete se di ce gjeti
se sa shpejt te besoi
me buzeqeshje te pershendeti
i njejti fat e kaploi

kalonin ore, kalonin dite
shume shpejt u bashkuat
si lejuat njeri-tjetrit pritje
kur plot zjarr u dashuruat

jetonit te qete ne harmoni
ishte kohe, kohe e arte
seq mbaroi kjo lumturi
dite tersi, diten e marte

pa te smund te jetoje
kete gje e kish kuptuar
jeten dot se perballoje
xhelozia erdhi pa ftuar

cdo veprim te zgjonte dyshim
doren ne zjarr e vendosje
bota u be qellim pa kuptim
tek dyshimeve u besoje

ja pra lindi edh konflikti
debate te kota, te pa shpjeguara
shume besoje te instikti
tek instikte te gabuara

erdhi dita ushtrove dhune
nuk te dha njeri trofe
sesht` viktime por me shume
dashuria u be ferr

mjeshterisht e mashtrove
te qendronte akoma me ty
ate e bere te besoje
se e ben per dashuri

kuluat dite, dite te qeta
por ti ishe ne siklet
xhelozia ceshte e verteta
ste linte aspak te qet

erdhi rasti te shpertheje
me akuza te pa ndodhura
tmerr e dhune, gjithcka beje
shprehje trasha te pa folura

erdhi ora u mbush kupa
te braktisi zemer thyer
sjelljet e tua te pa skrupullta
e kishin lenduar, e kishin fyer

por me kaq s`mbaron historia
kercenime pa pushim beje
te braktisi dashuria
lumturine dot se gjeje

ajo qante pa pushim
jo nga frika ta kuptoje
ishe lindja po ai agim
nuk ka faj si u shnderrove

ia arriti depresioni
u bere subjekt i shkalluar
mbase ishte emocioni
rruge me rruge duke kerkuar

me ne fund ja tek u shfaq
krah per krah e shoqeruar
nuk te pa se ku ishe
nuk te pa te shkalluar

me nxitim armen e nxorre
pa dyshim ke humbur arsyen
ne shenjester ate e more
krismat jeten ia moren

duart te dridheshin pa pushim
kur degjove tek uleriste
shoqeruesin tere nxitim
moter, moter mos vdis e fisme

u gjunjezove se kembet ste mbanin
lotet rridhnin si rreke pas shiut
as oqeanit krimin se lanin
tu ftoh trupi nga era veriut

mekati skishte me te falur
jo cdo gje e fal perendia
kur e gabuara ska te ndalur
seshte dashuria por xhelozia

vajton loton me ze te larte
i shkret ne shekuj i shkret i vitit
prometeu do te therriste
cke moj ti Hera Olimpit

as Pilati kaq shume smekatoi
qe me gjakun e Mesias lau duart
nje ndjenje faji se qe kaploi
vuan thelle ne shpirt, ai vuan

si kishte ngele gje tjeter
kishte shpirt te copetuar
ngeli si kufome e mjere
shpirt e zemer sakatuar

ja dhe nje krisme u degjua
re permbys i pa jete
dashuria u verbua
pa arsye u be e mete

erresira qofte mallkuar
nga ku lindi xhelozia
vajton koha e penduar
mallkuar qofte hamendesia