>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Shpresa E Humbur

I vrare, i shtrire, me trup te pagjakosur
ne jete I zhgenjyer, ne zemer sakatosur
shpirt te perveluar, me ndjenje te perbuzur
krahe te keputur, si qenie je i humbur

me sy te perhumbur, diku ne hapesir
ndihesh i braktisur i lidhur me zingjir
i zene rob lufte, trupin ke qeli
mallkon fatin tend te lene ne meshir

ndieje dashuri se gjen dot si te braktisi
rrezaton dielli ti rri nen hije lisi
te aksidentuan dhe ste bene labidar
ngushulloje veten se sje viktima e par

i pari as i fundit ta dish ti nuk je
viktime ti linden diku mbi kete dhe
mundohesh te ngresh koken merr parajlajmerimin
ne aksion hidhet neperka, ti ec e gjeje shpetimin

perralla ke degjuar ku triumfon drejtesia
shpreson tek e ardhmja te humbase tirania
e pret me durim do te vije te nesermen
lodhesh dita-dites nga brenda fillon e vdesen

fillon, nis e lutesh me shprese te perendia
aq shume te premtuan, ja lind dhe pabesia
mos mendo te te pergjigjet o fatkeq i ngrate
ferrat deshiron ti presesh dhe nuk ke sopate

dy alternative ke te drejt te zgjedhesh
e para dihet boterisht, viktime te ngelesh
ne paq aq guxim, vendim te prere ke marre
e zgjedh ate te dyten te perfundosh ne varr