>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Sy Për Sy, Dhëmb Për Dhëmb.

Sy për sy e dhëmb per dhëmb
jo asgjë më s'më tremb
u mbush kupa dhe më smban
ti i lig e unë tiran
sy për sy e dhëmb për dhëmb

mirësia ikën, soset durimi
buzëqeshja arratiset, lind trishtimi
pasoja negative, vetë i kërkove
triumfon më i miri por ti dështove
mirësia ikën, soset durimi

plumbi do plumb, helmimi kurë
sje mashkull a femër, ske si të jesh burrë
mashtrimi të pëlqen, gënjeshtra gjithashtu
si loje e fillove, meso me dështu
plumbi do plumb, helmimi kurë

vrapit ia merr, sa larg është shpëtimi
meso çdo thotë dhimbje, filloi lëndimi
vetë e kërkove, në fund e gjete
te pëlqen fitorja dhe viktimë mbete
vrapit ia merr, sa larg është shpëtimi

në zonë të minuar, sduhej të shkelje
lajka ke plot, të shtirura përkëdhelje
fati hidhur më ra, më duhet të të ndal
të të bëj gropën, të të hedh në varr
në zonë të minuar, sduhej të shkelje.

Sy për sy e dhëmb për dhëmb
ti hienë e poshtër, unë luan
të keqen mbolle, të keqe prit
në errësir të shpie, stë lë ne drit
sy për sy e dhëmb për dhëmb