>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Nena

Simbol i gjithesise si vete perendia
realiteti me i bukur qe krijesat njohen
je fjala dashuri, ti je gjithesia
te mire, mekatar me emrin tend krenohen

je vale e miresise, dallge ledhatonjese
ura mirekuptimit, arome pranverore
forca me e forte, fjala me e embel
endrra realiste, je krijese hyjnore

e vuajtur, e hequr asnjehere srenkove
nga dhimbja, deshperimi qe ste lane te qete
e prirur per lufte, ne beteja triumfove
me frumen e shenjte na solle ne jete

fjalet te lumturuan, te hidheruan gjithashtu
qendrove e forte, me zemer te pikelluar
te vrane, plagosen, sa shpesh te kane lendu
je engjell, perendesh me shpirt te kulluar

midis te keqit dhe te mirit nuk bere dallim
o dita me diell, o nata me hene
endacakun se mohove, te arratisurit i dhe strehim
gjithkush krenohet kur therret emrin "nene