>
LETERSISHQIP
Anna Marku

Më Prit Nanë

Më prit nanë ...
Në atë vujtjen që m'përshkoi,
fjalët heshtin s'po bajn za
sa herë malli më pushtoi
po du nanë unë ty me t'pa
Tek ai pragu i shtëpisë
me lot malli tu më prit
mbi atë portën e vetmisë
pret një ditë me i trokit
Pret një ditë me përqafue
birin tretur në kurbet
dorën fort me ja shtëngue
asaj nanës që m'dha jet.
Më prit nanë se do të kthehem
të ta thaj lotin në sy
si zog mali unë do bëhem
me e hek mallin me ty
Më prit nanë, burrneshë më prit
se kurbeti po më vret
më fal se shumë t'kam mërzit
duro nanë gjallë du me t'gjet.