>
LETERSISHQIP
Anna Marku

Në Gjirin Tand Kosovë

Në gjirin tand Kosovë,
i pashë plagët që ende flasin,
qava me nanat që ulërasin
për bij e bija,
e mallkojnë hasmin.
Ti njoha trimat legjendarë
me Galicë e me Jasharë,
që bashkë me shokë e mbajtën gjallë,
emnin tan në tym e flakë,
tokën e lame me gjak,
me shpirt ndër dhambë, morën hak.
Në gjirin tand Kosovë,
e pashë lotin e gëzimin
qava, qesha me vlla timin,
nuk e njohëm kurrë kufinin.
Ai kufi nuk e ndan dot
gjakun, gjuhën e ndjenjën patriot
se jemi nji komb.
Në gjirin tand Kosovë,
gjej krenari e gjej guxim,
rreh andrra jote në kraharorin tim,
të bashkuem me gzue Shqypnin.
Tokë dardane që heronj rrite,
me ty do gëzoj ndër vite
unë, bija e Shqypnis Etnike.