Anna Marku
Edhe Një Herë Migjen...
Koha e sotme më braktisi
me të kaluarën është bërë një
ku të pasurit ngrenë krye
e të varfërit vuajnë pa zë
Edhe një herë mjerimi u zgjua
e rrëmbeu të fundit kafshatë
nga duart që shtrihen duke lutur
duke pritur ditë të begatë
Melodi e hershme e skamjes
ulëret shpirtrave të uritur
fytyrave të zverdhta, syve të jeshilta
trupin mbi tokë duke zvarritur.
E vula e shëmtuar njollosi përsëri
kohën e bukur, fatkeqe të rinisë
këngën e ndali e fjalën e mbyti
jeta pa jetë në sytë e fëmijërisë.
E lutja e shpresa u rrokën në mendje
me fjalë mallkimi shpirti ulëriti,
mllefi foli me gjuhën e dhimbjes
në djallë shteti, në djallë hipokriti.
Në djallë skamja që ende përqeshet
përqeshet trupave mbuluar ne zhele
në skaje të errëta, s'kujtohet njeriu
vetëm vjedhazi depêrton një rreze shprese.
Padrejtësitë s'kanë gjuhë mëshire
kështjellën e tyre lartësuan në këtë vend
s'jetova me ty, jetova kohën tênde
O i pavdekshmi i madhi Migjen!
me të kaluarën është bërë një
ku të pasurit ngrenë krye
e të varfërit vuajnë pa zë
Edhe një herë mjerimi u zgjua
e rrëmbeu të fundit kafshatë
nga duart që shtrihen duke lutur
duke pritur ditë të begatë
Melodi e hershme e skamjes
ulëret shpirtrave të uritur
fytyrave të zverdhta, syve të jeshilta
trupin mbi tokë duke zvarritur.
E vula e shëmtuar njollosi përsëri
kohën e bukur, fatkeqe të rinisë
këngën e ndali e fjalën e mbyti
jeta pa jetë në sytë e fëmijërisë.
E lutja e shpresa u rrokën në mendje
me fjalë mallkimi shpirti ulëriti,
mllefi foli me gjuhën e dhimbjes
në djallë shteti, në djallë hipokriti.
Në djallë skamja që ende përqeshet
përqeshet trupave mbuluar ne zhele
në skaje të errëta, s'kujtohet njeriu
vetëm vjedhazi depêrton një rreze shprese.
Padrejtësitë s'kanë gjuhë mëshire
kështjellën e tyre lartësuan në këtë vend
s'jetova me ty, jetova kohën tênde
O i pavdekshmi i madhi Migjen!
Komente 0