Anna Marku
Për Një Buzëqeshje...
Për një buzëqeshje
shpirti na u përvëlua
e mërzia na përqafoi
edhe ty edhe mua.
Mendime të rrëmujshme,
shtigjeve na përhumbën
e asnjëri nga ne
nuk e gjeti as udhën
as gjuhën e rikthimit
në destinacionin e gëzimit,
e sytë...
dikur busulla të dashurisë
na verbuan imazhet
me lotët e mërzisë
e heshtja në mendje
krijon tekstin baladë
që ti ta kompozosh
e të ma bësh dhuratë
e pres, ...
sikur një i varfër
që pret për kafshatë.
Për një buzëqeshje
u bëmë armiq të verbër,
dhimbjes iu bëmë skllevër
se nuk besuam në gênjeshtër
se njëri -tjetrin
një ditë do e humbsinim
...me patjetër.
shpirti na u përvëlua
e mërzia na përqafoi
edhe ty edhe mua.
Mendime të rrëmujshme,
shtigjeve na përhumbën
e asnjëri nga ne
nuk e gjeti as udhën
as gjuhën e rikthimit
në destinacionin e gëzimit,
e sytë...
dikur busulla të dashurisë
na verbuan imazhet
me lotët e mërzisë
e heshtja në mendje
krijon tekstin baladë
që ti ta kompozosh
e të ma bësh dhuratë
e pres, ...
sikur një i varfër
që pret për kafshatë.
Për një buzëqeshje
u bëmë armiq të verbër,
dhimbjes iu bëmë skllevër
se nuk besuam në gênjeshtër
se njëri -tjetrin
një ditë do e humbsinim
...me patjetër.
Komente 0