Anna Marku
Mos Hesht Rini
Mos hesht rini!!
A po ta vret syrin kjo shkreti e tokës,
a të dhimbset vetja rrugëve të botës,
shpirti a të digjet për tokën shqiptare,
kur i vënë çmim, me të bëjnë pazare.
Fol! Mos hesht, mos hesht rini!!
a nuk po e sheh, sa shumë padrejtësi
padrejtësi e egër nga lojra pushtetarësh,
që çdo ditë vret ëndrra e shpresë bashkëmoshatarësh,
e i huaj mbetesh në vendin e fëmijërisë
duke kapërdirë kafshatën e varfërisë
çdo ditë përpëlitesh për ëndrra utopi
që s'gjejnë realitetin, sa fatkeqësi...
Fol rini! Fol pa frikë!!
mos lejo pushtet e as politikë,
të prangosë dëshirën, vullnetin e lirë
të të skllavërojë në jetën shkretëtirë,
vetëm për dëshirë të njerëzve të sëmurë
që për demokraci shërbejnë diktaturë
gostisin tryezave të oligarkisë
e luajnë teatro me hallet e Shqipërisë.
Me mllef të shpirtit fol rini!!
se mjaft durove padrejtësi
në vendin tënd guxo e tregoje cakun,
rrugëve të botës askush nuk ta merr
gjakun,
se në vendin tonë nuk ka interes
nëse dikush lind, vritet apo vdes
nëse është pa punë, mbanë a ja del dot
ditët si i shtynë, a ka çati mbi kokë
nëse ëndrra ka, se i thonë njeri
njeri që kërkon të drejtën e tij.
Me zë patriotizmi moj rini jeho,
nga padrejtësitë njerëzore, të ardhmen shpëto.
A po ta vret syrin kjo shkreti e tokës,
a të dhimbset vetja rrugëve të botës,
shpirti a të digjet për tokën shqiptare,
kur i vënë çmim, me të bëjnë pazare.
Fol! Mos hesht, mos hesht rini!!
a nuk po e sheh, sa shumë padrejtësi
padrejtësi e egër nga lojra pushtetarësh,
që çdo ditë vret ëndrra e shpresë bashkëmoshatarësh,
e i huaj mbetesh në vendin e fëmijërisë
duke kapërdirë kafshatën e varfërisë
çdo ditë përpëlitesh për ëndrra utopi
që s'gjejnë realitetin, sa fatkeqësi...
Fol rini! Fol pa frikë!!
mos lejo pushtet e as politikë,
të prangosë dëshirën, vullnetin e lirë
të të skllavërojë në jetën shkretëtirë,
vetëm për dëshirë të njerëzve të sëmurë
që për demokraci shërbejnë diktaturë
gostisin tryezave të oligarkisë
e luajnë teatro me hallet e Shqipërisë.
Me mllef të shpirtit fol rini!!
se mjaft durove padrejtësi
në vendin tënd guxo e tregoje cakun,
rrugëve të botës askush nuk ta merr
gjakun,
se në vendin tonë nuk ka interes
nëse dikush lind, vritet apo vdes
nëse është pa punë, mbanë a ja del dot
ditët si i shtynë, a ka çati mbi kokë
nëse ëndrra ka, se i thonë njeri
njeri që kërkon të drejtën e tij.
Me zë patriotizmi moj rini jeho,
nga padrejtësitë njerëzore, të ardhmen shpëto.
Komente 1