>
LETERSISHQIP
Halil Xani

Eja Në Plazh

Hajde gjysh në plazh
S‘po mund të rri pa ty
Po qe se nuk vjen
Edhe unë kam m‘u kthy

Njëri m‘i tha mbesës
Sa ishim në det
Shumë lekë po të jap
Gjyshin a ma shet?

Mbesa ime e vogël
Xhaxhit i mbyll gojën
Gjyshin nuk ta jap
Për krejt Velipojën.