Hamit Aliaj
Për Të Tjerat Pyetni Detin
Ajo vajzë që po del nga deti
gërshetat gjarpërushe i ka pasë në zë
ashtu i paska ruajtur, skeptër antik,
po ata gjarpërinj tani s’helmojnë më.
Unë kam qenë ai fakiri me fyell
që i zbusja gjarpërinjtë e luaja me ta,
tani s’e di; a unë, a deti
mund ta shuajmë etjen që kanë ata.
S’e di. Ajo shkon krenare
me pak det në trup, me pak diell,
veç gjarpërinjtë i hidhen të shqetësuar mbi supe,
kërkojnë të dikurshmin fyell.
Po atë zë që ajo u përpoq
ta kishte të vetin, vetëm të vetin,
e donte koha. Unë ia dhashë,
për të tjerat pyetni detin.
gërshetat gjarpërushe i ka pasë në zë
ashtu i paska ruajtur, skeptër antik,
po ata gjarpërinj tani s’helmojnë më.
Unë kam qenë ai fakiri me fyell
që i zbusja gjarpërinjtë e luaja me ta,
tani s’e di; a unë, a deti
mund ta shuajmë etjen që kanë ata.
S’e di. Ajo shkon krenare
me pak det në trup, me pak diell,
veç gjarpërinjtë i hidhen të shqetësuar mbi supe,
kërkojnë të dikurshmin fyell.
Po atë zë që ajo u përpoq
ta kishte të vetin, vetëm të vetin,
e donte koha. Unë ia dhashë,
për të tjerat pyetni detin.
Më shumë nga Hamit Aliaj
- Statujat Bien Në Gjunjë
- Qielli Qe Nuk Vdes
- Varri I Erës
- Me Pak Hënë Më Mbuloni
- Ti Je Harrimi
- Për Ty Dimnin E Bëj Verë
- Qaj E Qesh, Moj, Të Shkoi Vera
- Një Ylber Mbi Bjeshkë E Lëshova
- Moj E Mirë, E Mirë Pahiri
- Më Ka Shitue Syni I Zi
- Janë Dy Zemra Në Një Fjalë
- Andrra
- Ra Ylberi Ah Në Ah...
- Bota Është Sa Një Zemer
- Ndalu N'vuthaj, Zogu I Bjeshkës
- Lene Çelë Deren E Vjetër
Komente 0