Hamit Aliaj
Qaj E Qesh, Moj, Të Shkoi Vera
Ti moj çikë, moj bukuri,
Qan e qeshë si ditë me shi,
Ditë me shi e me ylbera,
Qaj e qesh, moj, të shkoi vera
Kur po mrrolesh, kesh je idhnue
Retë e bjeshkës, po i lshon mbi mue,
Kur po qesh, po piqet molla,
Si hark hane, vetullat e holla
Herë po m'qesh, herë po m'harro,
Nuk po më thue, po as jo,
Mirë po din me u mahitë
Kur po m'thue: nuk jam rritë!
Dy-tri vera, thue, po m'duhen,
Se s'po di, lojnat qysh luhen,
Qysh po thue: lojnat s'i di?!
Me m'prishë gjumin, mirë din ti!
Tanë kët verë ma prishe gjumin,
Me cep t'vetullës, djeg katundin,
Se n'ma djegsh katundin ti,
N'zemrën tande due një shpi
Se bjen borë, e më ngrin mue,
Merrëm n'gji, në daç me m'pshtue!
Qan e qeshë si ditë me shi,
Ditë me shi e me ylbera,
Qaj e qesh, moj, të shkoi vera
Kur po mrrolesh, kesh je idhnue
Retë e bjeshkës, po i lshon mbi mue,
Kur po qesh, po piqet molla,
Si hark hane, vetullat e holla
Herë po m'qesh, herë po m'harro,
Nuk po më thue, po as jo,
Mirë po din me u mahitë
Kur po m'thue: nuk jam rritë!
Dy-tri vera, thue, po m'duhen,
Se s'po di, lojnat qysh luhen,
Qysh po thue: lojnat s'i di?!
Me m'prishë gjumin, mirë din ti!
Tanë kët verë ma prishe gjumin,
Me cep t'vetullës, djeg katundin,
Se n'ma djegsh katundin ti,
N'zemrën tande due një shpi
Se bjen borë, e më ngrin mue,
Merrëm n'gji, në daç me m'pshtue!
Më shumë nga Hamit Aliaj
Komente 0