Ninulla E Nënës
Flokëzbardhur, ballërrudhur,
jam kthyer si nga përralla,
para pragut ku u linda,
mbledh kujtime borë të bardha.
Dhe i zgjoj nga gjumi i gjatë,
sa i prek pak me kujtesë,
ato çelin si zambakë,
gjallërohen, marrin jetë,
Janë aq shumë…s’i nxen shtëpia,
s’kanë një grimë pluhur në shpinë,
asnjë rrudhë s’ka marrë freskia
dhe në flokë s’kanë asnjë thinjë.
Vijnë larg, nga një kohë tjetër,
nga një kohë e tjetër ngjyre,
por ndërsa ato vijnë pranë,
unë shkoj pas, te kohë e tyre.
Dhe vazhdoj kërkoj me ngut,
rrëmoj thellë kujtesën time.
-Ç’po kërkon?- më thotë një zë.
-Një ninullë të nënës sime.
jam kthyer si nga përralla,
para pragut ku u linda,
mbledh kujtime borë të bardha.
Dhe i zgjoj nga gjumi i gjatë,
sa i prek pak me kujtesë,
ato çelin si zambakë,
gjallërohen, marrin jetë,
Janë aq shumë…s’i nxen shtëpia,
s’kanë një grimë pluhur në shpinë,
asnjë rrudhë s’ka marrë freskia
dhe në flokë s’kanë asnjë thinjë.
Vijnë larg, nga një kohë tjetër,
nga një kohë e tjetër ngjyre,
por ndërsa ato vijnë pranë,
unë shkoj pas, te kohë e tyre.
Dhe vazhdoj kërkoj me ngut,
rrëmoj thellë kujtesën time.
-Ç’po kërkon?- më thotë një zë.
-Një ninullë të nënës sime.
Më shumë nga Iliaz Bobaj
- Në Tokë Kanë Ardhur Shpesh Përbindësha
- Lulet E Kësaj Pranvere
- Të Prisja Të Sillje Pranverën
- Laraska Dhe Mëllenja
- Gjeli, Pulat Dhe Rosa
- Doktoratura E Kalit
- Epigramet E Pranverës Tragjike
- Cungimi I Naim Frashërit
- Macet Dhe I Zoti
- Laraska Dhe Bufërit E Pyllit
- Zogu I Vogël
- Andromaka Në Butrint
- Në Një Lule
- Në Klasë Mbeti Një Vend Bosh
Komente 0