>
LETERSISHQIP
Ilirian Dahri

Babait

Kanë kaluar shumë vite,
qëkur na le dhe ike.

Kulloj.
Bulëzat e djersës së ndershme,
kujtoj.

Zgjohen kujtime të largëta,
të vagullta.
vajtoj.

Vështrimin e butë,
buzëqeshjen e ëmbël,
lotoj.

Humboj,
në zbrazëtinë
që më krijohet në zemër.

Marrin valë kujtimet,
vlojnë,
valët e zërit tënd,
kumbojnë.

Kujtoj një çast vullnetin e Zotit,
dhe s’dua që atje lart,
me fjalët e mia, o babi,
të të lëndoj.