Ilirian Dahri
Habent Sua Fata Libelli
LIBRI KA FATIN E TIJ
Me ato thasë i qasej së vërtetës,
që njerëzit sillnin të fitonin sadopak,
një punëtor i fabrikës së letrës,
pasi i zbrazi, gjeti një libër pa kapak.
E vështroi dhe filloi ta lexonte:
«Na e tregojnë drejtimin plumbat».
Ndali i trembur dhe zuri të hetonte,
rrotull gugatnin vetëm pëllumbat.
Pas turnit me librin thellë në gji
kaloi rojën dhe drejt e në shtëpi.
Në fshehtësi lexoi faqet e mbetura
duke i shijuar vargjet e gjetura:
«Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri
Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi
Lamtumirë Çamëri!».
Nata kish rënë por s’e zuri tmerri,
i vajti mësuesit që jepte letërsi;
- Emrin e këtij autori dua të di?
- Shëët! Poeti kaloi një jetë ferri,
libër i ndaluar. Bilal Xhaferri.
që njerëzit sillnin të fitonin sadopak,
një punëtor i fabrikës së letrës,
pasi i zbrazi, gjeti një libër pa kapak.
E vështroi dhe filloi ta lexonte:
«Na e tregojnë drejtimin plumbat».
Ndali i trembur dhe zuri të hetonte,
rrotull gugatnin vetëm pëllumbat.
Pas turnit me librin thellë në gji
kaloi rojën dhe drejt e në shtëpi.
Në fshehtësi lexoi faqet e mbetura
duke i shijuar vargjet e gjetura:
«Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri
Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi
Lamtumirë Çamëri!».
Nata kish rënë por s’e zuri tmerri,
i vajti mësuesit që jepte letërsi;
- Emrin e këtij autori dua të di?
- Shëët! Poeti kaloi një jetë ferri,
libër i ndaluar. Bilal Xhaferri.
26 mars 2023