>
LETERSISHQIP
Ilirian Dahri

Çlirimtarët E Kosovës

Ç’është atdheu po thua?
Është gjuha që flasim,
ajo, me të cilën po bërtasim.

Ç’është atdheu po thua?
Është toka që i huaji desh mori,
ajo, që nga dheu i saj të nxori.

Ç’është atdheu po thua?
Pleqve, fëmijëve dhe grave t’huaja,
s’u prekëm kurrë as një thua.
Tonat, me thika tejetej i shpuan,
kërmat, që jetë foshnjore shuan.

Për atdhenë që ti thua,
gjaku vërshon përrua,
se ky gjak është i lashtë,
dhe fill pas kushtrimit
vlon e vrullon jashtë.

Se mbi atë flamur ata bënë be.
Toka e gjaku mpiksen. Bashkë,
me atë fjalën e fundit të trimit:
(shqipe, që s’re kurrë përdhe!);
...at…dhe.
GUSHT 2023