Ilirian Dahri
Kam Mall Për Trojën
Për fundin e luginës ku lumi i shkumbtë dhe i vyer,
i lodhur prej rendjes në reliev të ngushtë dhe të thyer,
tani plot shend e hare si fëmijët në ditën e të kremtes,
i afrohet i shkathët si ngjalë fushave të Shënepremtes,
me brigjet dredha-dredha, mësyn kalanë e Bashtovës,
duke mbërritur në grykëderdhje mes bimëve të florës,
mes sqepash pelikanësh, të rrallë si kalaja fushore,
dhe buajsh që zhgërryhen në baltën e deltës lumore.
Mall për ato shtëpi në ultësirë,
herë-herë në vjeshtë përmbytur,
aty anash asaj argjinature ngritur,
të brishtë si ato plepa në fushëtirë.
Thellë kujtimeve të fëmijërisë zhytur:
ndërmend shkollën, bimët e bujqësisë,
kujdesin atëror në lëmin e mësuesisë.
Mall për atë lumë të vrullshēm,
zhavorr, peshq dhe ujëpakë në verë.
Për brigjet ku banorët e dikurshëm,
thurnin hasra që i thanin në erë,
dhe falë mjeshtërisë dhe kujdesit,
rrogoztarët i jepnin emrin qytetit.
Mall, sepse zemra nuk i ngjan gurit,
kujtoj trasenë hekurudhore që fillonte,
aty, afër tynelit të Bishtit të Zhurit,
qytetit qarkas i sillej dhe mbaronte
pas urës me këmbët e ngecura mes gjolit,
mu aty, në ullishtat e Qafës së Sokolit.
Ajo trase e lartë, dukej si një fortifikatë,
tek Dy Çezmat, kish pirë ujë Jul Çezari,
rruga e lashtë Egnatia, këtu kaloi së pari,
të rinjtë me antikitetin ndezën imagjinatë:
Në Klodiana çlodheshin kur kishin nevojë.
Urën tonë Egnatia mos ta zëmë me gojë?
Hajdeni ta quajmë, qytetin tonë Trojë!
Faqe kodrës banonin dhe si trojanët bujarë,
të ardhurve i lanë fushën për të ndërtuar qytet,
fiset e vjetra u bënë njësh dhe në fe të pandarë,
të butë dhe fjalëpakë nuk thanë: Hej medet!
Rrënjës, që pritën vllehët, grekët dhe çamët,
përmetarë dhe tepelenas, kuksianët dhe lumjanët,
dropullitë dhe elbasanas, skraparllitë dhe hasjanët,
në zemrën e qytetit jetonin dhe egjiptianët.
Kam mall për kurorën e kodrave me brezare,
për mërsinat, që kur i haje ta nxinin gojën fare,
për kërcunjtë e shqopēs, që na ngrohnin shtëpitë,
për maretë dhe dëllinjat, për zogjtë dhe duditë,
për sirenat e lokomotivave, që ajrin çanin,
zemra më qan, për këngën e Çelo Mezanit.
Kujtoj rrugën që priste mē dysh qytetin,
e njëjta, që ndante përgjysmë dhe shtetin.
Atje tej, kufiri lumor,
aty, "kufiri" kulturor:
Toskë andejmi.
Gegë këtejmi.
Kam mall për trasenë e lartë të Trojës
ku nisnim dhe prisnim trenat e Vlorës.
Për nyjet rrugore,
ato hekurudhore,
ku udhëtarë të shumtë vinin dhe iknin,
kur i zinte nata, ndonjëherë dhe flinin.
Ata që rrinë, që vijnë, ikin dhe vdesin,
përjetësisht njësoj, rrogozhinas mbesin.