Ilirian Dahri
Bardhezi
I buzëqesha ëmbël plot çiltërsi,
i dhashë dorën me përzemërsi,
i dhashë forcë kur s’kish njeri.
Gëzimi i saj e gufonte zemrën,
hidhërimi i saj e këpuste zemrën,
që pareshtur i jepte veçse
dashuri, mirësi dhe lumturi.
I dhashë vetëm bardhësi.
Por Zoti është xheloz ndaj nesh.
Ki respekt dhe për veten o njeri!
Ndalu!
Njësoj si të zezës ngjyrë
ca njerëzve u mungon drita
dhe lëshojnë vetëm zgjyrë.
Ndalu!
Se Zoti është xheloz ndaj teje.
Të zezës mos i jep më dritë,
mos i jep më bardhësi,
që mos të duket
më e sterrosur,
akoma më e nxirosur,
akoma dhe më e katranosur.
Zër mend o njeri!
Ndaji gjërat.
Ja kështu:
Bardh
e
zi.
i dhashë dorën me përzemërsi,
i dhashë forcë kur s’kish njeri.
Gëzimi i saj e gufonte zemrën,
hidhërimi i saj e këpuste zemrën,
që pareshtur i jepte veçse
dashuri, mirësi dhe lumturi.
I dhashë vetëm bardhësi.
Por Zoti është xheloz ndaj nesh.
Ki respekt dhe për veten o njeri!
Ndalu!
Njësoj si të zezës ngjyrë
ca njerëzve u mungon drita
dhe lëshojnë vetëm zgjyrë.
Ndalu!
Se Zoti është xheloz ndaj teje.
Të zezës mos i jep më dritë,
mos i jep më bardhësi,
që mos të duket
më e sterrosur,
akoma më e nxirosur,
akoma dhe më e katranosur.
Zër mend o njeri!
Ndaji gjërat.
Ja kështu:
Bardh
e
zi.
Tiranë: 20 janar 2023