Ilirian Dahri
Romani Lirija
Fragment nga romani LIRIJA
Ca kohë më pas nxora një prej librave të Kadaresë. Dikush aty afër më pa me çudi, kurse një tjetër s’u përmbajt dot: «Hajde vëlla, hajde. Ne po ikim për në Itali, kurse ti ke nge të marrësh me vete dhe libra». «Ç’të bëja? T’i lija të digjeshin tek anija ‘Teuta’ sipas teje librat e Ismail Kadaresë»?, ia ktheva me hakërri. I zhyta përsëri poshtë, ndërsa disa të tjerë kërkuan që t’i hidhnin një sy. Një mesoburrë m’u drejtua: «O djali. Të paktën na lexo diçka me zë të lartë». - «Zgjidh ndonjë gjë të bukur dhe na e lexo», tha një tjetër.
E dija që në një prej librave ishte edhe tregimi Shënime nga kapiteneria e portit. E gjeta rrëmbimthi dhe ngrita zërin: «Është një tregim që flet tamam për ne, për shqiptarët që ikin» «Ja fut kot», më tha Drini përbri. Kruajta zërin dhe vazhdova: «Janë shënimet e një punonjësi kapitenerie të një porti italian, të Barit apo të Brindisit, tamam atje për ku jemi nisur ne», përfundova me zë të lartë.
«Sa kokë e madhe që ishte! Po nga e kishte kuptuar ai xhanëm se do ndodhnin gjithë këto gjëra mor aman?», tha njëri. «Po pse kot iku dhe kërkoi azil politik në Francë ai? Iku pra, që t’i rrënonte përfundimisht ato kërmat dhe t’i thoshte botës mbanë se komunistët shqiptarë janë të pandreqshëm», foli një tjetër: E ka bërë në formë ditari. E ka shkruajtur gjashtë vjet më parë, në vitin 1985, bërtita prapë. «Hë pra nise, nise pra të shkretën». Fillova të lexoja: "E mërkurë...", por më ndalën përsëri të gëzuar: «E mërkurë, edhe sot është ditë e mërkurë. Uaa! Edhe ditën e paska parashikuar të saktë!», bërtisnin dhe vazhdova më tej i befasuar dhe vetë:
"Herë-herë më dukej se nga deti vinte një rënkim".
«Tamam e ka gjetur, sa shkrimtar i madh! Dëgjojeni si rënkon
deti! Dëgjojeni!», më ndaluan prapë dhe duke shkapërcyer ndonjë
rresht lexova sërish:
(...)
Njerëz të hipur ngado, majë më majë mbi vinçat dhe bigat e larta, kuverta plotpërplot, dyst dhe tek kabinat, dëngëza ura e komandimit dhe lokali i makinerive. Rrafsh dhe hambarët. Një zgjua bletësh i stërmadh pothuaj sa një fushë futbolli, ku gumëzhinin katër mij. frymë. Po i largoheshim steresë dhe thirrjet u shumëfishuan përsëri.
«Po, po, po!». Si një patë majmoke, anija tundej në valët e lehta t. detit. Një. Dy. Tre metra larg steresë. «Po, po, po!». Nga kuverta shikonim me mosbesim. Dhjetra, qindra njerëz në çastin tjetër që nga moli u hodhën pllum të veshur dhe të zhveshur dhe filluan t. notonin si peshqit në akuarium. Drejt lirisë! Drejt anijes! Arrinin të kapnin litarët, të ngjiteshin nëpërmjet tyre, i ndihmonim të hipnin, pastaj tjetri, të tjerë akoma që prisnim radhën e tyre duke notuar. u hidhnim kavo dhe ndonjë shkallë të litartë. Ata që suleshin me furi, me dhjetra që kërkonin të arrinin tek "Lirija". Mbërrinin, merrnin frymë thellë, shihnin duart e tyre të përgjakura,
dridheshin prej ujit të ftohtë të marsit, bërtisnin nga gëzimi me buzët e mavijosura. Ashtu të përlotur edhe ne, i jepnim dorën nj. tjetri. Ndihmonim një vajzë të re. Dikujt i mbaronin fuqitë dhe lëshonte i sfilitur litarin për t’u kthyer sërish në ujin e akullemë.
Por nuk kishte kohë. Duhet të tërhiqnim të tjerë, për ta mbushur edhe më, edhe më, çerdhen tonë të lirisë. "Lirija" lundronte shum. ngadalë. Ata nuk shqiteshin dhe vazhdonin të pluskonin afër ijes së anijes. Prapa kiçit, si të tërhequr prej rrjetash, mjaft të tjerë na ndiqnin pas. Që nga limani, turma u thërriste përvajshëm dhe u zgjast. duart: «Kthehuni, Do mbyteni!» Të joshur nga sirenat e lirisë ata drithëronin krahët mbi syprinën e detit. Dikush ngjitej. Një tjetër binte
në ujin brisk. Guximtarë të tjerë akoma që hidheshin nga skela, q. nxirrin kokat e kredhura në shpinën e ujit, mbusheshin me frymë dhe pastaj me një not dëshpërues, na ndiqnin pas.