>
LETERSISHQIP
Ismail Kadare

Java E Fundit Ne Moske

Javet rrihnin ditet me ushte,
Nen nje qiell kontinenti te murret
Ulerinin te martat si bushtrat,
Avion kishte vetem te merkurave.

Ditet ishin te ftohta, pa diell,
Me nje ere stepe ne skajet
Ne te mbetur ne funde te dielash
Si ne funde akullnajash.

Ne Moske kishte rene li e zeze.
Qene mbyllur kinemate dhe sportet,
Koncertet, kafete studenteske,
Pa u mbyllen pastaj aeroportet.

Mbi pistat ere e stepes vershellente
Avionet po lageshin ne shi
Ahere ne po e ndjeme edhe nje here
Pse vendi yne quhej Shqiperi.

Diçka ne po ndjenim prej shqipeje,
Tek supet ish nje dhembje e kalter.
Dhe sikur karantina te vazhdonte
Do ten a dilnin, me siguri, flatrat.