>
LETERSISHQIP

Esencë Jete

Mendimet shkojnë e vijnë, sot!
vijne e shkojnë, e nuk ndalen dot.
Kënga ndalet për një çast, le të pret,
e shpirti me gjuhën e zemrës zë e flet.
Ndriçim rrezesh derdhet mbi të
e dielli im ngroh zemrën dhe trupin….
Aromë pishnaje e lulesh ndjehet kudo….
të gudulisin, ah! e shpirti mbushet
plot esencë jete, e gjoksi mezi mbahet,
Në petalet e trëndafilit vesa zen e thahet
e aromë e tyre shpërndahet në ajri,
zemra hapet e shpresa ka emrin dashuri…