>
LETERSISHQIP

Fjalët Magjike

Si flladi i mbrëmjes
pas një vape të rëndë,
Si shiu i prajshem
në gushtin e nxehtë,
Vjen fjala magjike “të dua”,
të kam shpirt, te kam zemër
e të kam xhan...
Vetëm kaq don e shpirti të fluturojë
të merr vrull e të dashurojë,
drithërima të ëmbla të të përshkojnë,
rryma e ndjenjave valë valë
shpirt e trup të t’i kaplojë...
Dashuri, fjalë hyjnore
e gatuar ndjenjash nga thelbi i shpirtit,
burim i pashterrshem
lumturie e dhembjeje bashkë,
prore godet zemrën
herë me shigjetat zjarr
herë me ëmbëlsi e me aromë magjike,
të pasionit të bukur dhe gjuhës fisnike...