>
LETERSISHQIP

Ne Të Dy

Ne të dy në buzëmbrëmje
të mbërthyer në përqafim
pranë liqeni të dashurisë,
matanë bregut mbi valët e argjendta
dy gushëpëllumba luanin
valcin e gjatë të lumturisë.
E ne të përmalluar shumë
nga kohë e gjatë e pritjes
nuk po shqiteshim dot
nga puthja e zjarrtë e dashurisë.