>
LETERSISHQIP

Sikur Të Mundja

Sikur te mundja shijen tënde ta ndjeja
mjaltëzuar me nëktarin e lules së jetës
embelsite nga thellësitë e shpirtit tënd,
t’i thithja nga buzët dhe gjuha jote
epshndjellëse, e vrullshëm gjaku let’
më vërshojë nëpër damarët e trupit,
e zemra e tronditur të rrahë fort, gjersa të
pëlcasë, e unë të shkrihem në gjirin tend dehës
etur për aromën tënde si peshku i etur
për ujin në rërën e nxehtë përvëluese…