>
LETERSISHQIP

Fllad I Shpirtit

Mjegulla bie, lindin rreze dielli e drite,
Gjallërohet, e mbi lule shtrihet vesa,
Petalet hapen buzë më buzë puthiten,
Ëmbëlsohet shpirti nga aroma e shpresa.

Fllad i butë i lehtë i ëmbël si behari,
ndjell ëndërrime ndjenja e kujtime,
Gudulisje shpirti, afshe zemre e nektari,
këngë e vaje bashk, violë e zë bilbili

Flladi i mbrëmjes shpërndahet ngadalë,
petalet e trëndafilit të kuq i joshen jetës,
përhapin aromën mbushin shpirt e zemër,
aromë dashurie mbush shtratin e shpresës.