>
LETERSISHQIP

Për Ty Dashuri

Afsh’ i valë që përshkon trupin,
shpirt i trazuar që lëkundet nëpër
dallgët e turbulluara të oqeanit,
vijnë e përplasen në zemrat e etura,
për ty Dashuri.
Ëndërr e bukur e thurur magjishëm,
në krahët e fluturës me penën e zemrës,
Në frutin e pemës së shpirtit qëndisur,
trëndafil i kuq në shtartin e vesës,
për ty Dashuri...