Kur Nis Ta Popillosh Dashurinë
Pse duhet ta popullosh mendjen
me këso idesh
në lagjen e arsyeve që emigrojnë,
pranvera nuk i gjeti rrugët e ardhjes
sivjet
ditët u rriten e u bënë vit
vajtjeve, ardhjeve, gjithandej mungesës
kur mundësia të thirri në emër
a e dëgjove ligjërimin tim arsye
për të cilin mendim u desh të rritet
bari i gjelbër i stinës,
at stinë e pres me më ardhë
e tani
pse tani shpopullon arsyen
nga këto mendime
ku minutat e lojës sapo kanë filluar
ti i din të gjitha rregullat
në terrenin e shpirtit
heshtja ime zbriti shikimeve tua
të takoi ngjarja
rrjedhës së vet
pse duhet të mos mendosh fare
as Unë fare
të mos ketë shteg ngjarja
kah mund të dalim
sa e sa mrekullia pret me nis
ta populloj dashurinë tonë
si drita e Diellit
i jeton orët dhe ditët me mua
Unë po dua të mos zgjohem
prej kësaj para-ëndrre.
me këso idesh
në lagjen e arsyeve që emigrojnë,
pranvera nuk i gjeti rrugët e ardhjes
sivjet
ditët u rriten e u bënë vit
vajtjeve, ardhjeve, gjithandej mungesës
kur mundësia të thirri në emër
a e dëgjove ligjërimin tim arsye
për të cilin mendim u desh të rritet
bari i gjelbër i stinës,
at stinë e pres me më ardhë
e tani
pse tani shpopullon arsyen
nga këto mendime
ku minutat e lojës sapo kanë filluar
ti i din të gjitha rregullat
në terrenin e shpirtit
heshtja ime zbriti shikimeve tua
të takoi ngjarja
rrjedhës së vet
pse duhet të mos mendosh fare
as Unë fare
të mos ketë shteg ngjarja
kah mund të dalim
sa e sa mrekullia pret me nis
ta populloj dashurinë tonë
si drita e Diellit
i jeton orët dhe ditët me mua
Unë po dua të mos zgjohem
prej kësaj para-ëndrre.
Como, Itali 17 prill 2019
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Paralojë Me Pesë Variante
- Në Kohë Të Liga
- Shenjat E Kujtesës
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Para (Shikim)
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Krejt Çka Po Vijnë, Po Shkojnë
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Zbulesa
- Do Të Të Them Diçka
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Guxo Të Jesh Trim
- Mjafton Që Jam Diku
- Epilog
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
Komente 0