>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Kupola Zagorite!

Bejte – grotesk
Moj kupola zagorite,
Si "Byroja Politike";
Zagoritët i çudite
me një zhele mediatike...
Moj juria ideale,
dole fare ashiqare
me dy-tri faqe speciale
ku "nderon" emër për emër
Ç’ ke më "xhan"
e ç’mban në zemër...
Më të shumtët i "harrove",
moj juria dimërore!
Rrofsh e qofsh,
ç’ "borë" na hodhe...!
Kështu ngjet me çdo "juri"
kur sheh vetëm me dylbi...!
S’ke haber nga interneti?
Ndoshta ësht’këtu sekreti...!
Ç’ësht’ e drejta... nuk ke shpirt.
ndaj dhuron vetëm "plevit"...!
Ç’them kështu kët’ nisje viti?
Ta kem, vallë, nga "pleviti"...?!
Kët plevit ma dha kupola.
Gjetk’ u nisa, gjetkë dola..
Kush po priste pakëz ngrohtë,
E pa veten hedhur n’ "gropë...
Për ndonjë... siç dhe u nis,
po ashtu dhe u bitis...
Duket, sikur flas për veten;
Ç’vete, more, njerëz, ç’vete...!
Janar, 2013