>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Vshëza Gjirokastrite

Le t’i hapi portat zemra,
Të përcjellë, ç’mban përbrenda...
Vashëza,
mjaltëza;
Syri juaj
– burim drite.
C’ na gëzoni,
mjaltëza;
Vashëza
gjirokastrite!
Për nga mosha – vogëlane,
për nga boja – shtatlastare!

Kur shetisni rreth kështjelllës,
ju vështroni me sy ndjellës...
Vashëza,
mjaltëza;
Syri juaj
– burim drite.
C’na gëzoni,
mjaltëza;
Vashëza
gjirokastrite!
Për nga mosha – vogëlane,
për nga boja – shtatlastare!

ulur marr pëpjetë kalanërri, me.
i bredh sytë tejembanë
Nëpër lagje i hedh sytë
njëmbinjë duken çatitë.
Hedh dylbit’ nëpër oborre,
ju qendisni në ballkone.
Te ballkonet luledritë
mblidhen gjithë bukuritë...
Kur sodis, dehem vërtet,
se ju lule jeni vetë.
Pastërtore si pasqyra;
O \’i qesh vendit fytyra.
Sa hedh syt’ nëpër dritare,
zbrisni ju në trotuare.
Mbi kalldrëmet... posht’përpjetë;
Krah për krah dilni me djemtë...

Kur jiu ecni posht’ e lartë,
ngjan qyteti plot zambakë.
Vashëza,
mjaltëza;
Syri juaj
– burim drite.
C’na gëzoni,
mjaltëza;
Vashëza
gjirokastrite!
Për nga mosha – vogëlane,
për nga boja – shtatlastare!

Bëhen pleqtë ziliqarë.
Ëndërrojn’ vitet që lanë...
Sshtohet lulet në qytet,
kur ju lule jeni vet’...
Gjithë nur e plot lezet.
Vashëza,
mjaltëza;
Syri juaj
– burim drite.
C’më gëzoni,
mjaltëza;
Vashëza
gjirokastrite!